Veprat e Ismail Kadaresë lexohen edhe nëpër metrotë amerikane  (foto)

11:56 am 15.07.17

 

Një foto e shpërndarë nga Shtëpia Botuese Onufri tregon një zonjë e cila në duar ka romanin ‘Kronikë në gur’ nga Ismail Kadare, derisa lexon atë në metronë e Nju Jorkut.

Kjo nuk është fotoja e vetme ku shohim lexues të huaj të përqëndruar në veprën e shkrimtarit shqiptar. Kadare është një ndër shkrimtarët që e sheh më shpesh në duart e udhëtarëve në metrotë e botës. Por libri që kjo zonjë ka në duar është vërtet një nga më të dashurit nga Kadare, transmeton Gazeta Shqip.

Me këtë roman I.Kadare pasuroi temën e Luftës Antifashiste, duke sjellë një shikim prej fëmije për evokimin e ngjarjeve të saj. Rrëfimi në vetën e fëmijës, në vetën e personazhit që evokon fëmijërinë e autorit, me “pafajësinë” e vet, megjithëse i ka dhënë romanit njëfarë karakteri autobiografik, njëherësh e ka mbrojtur atë prej qëndrimit të kritikës.

Sipas një pjese të studiuesve, “Kronikë në gur”, duke pasur këtë vështrim, në fakt sjell tek lexuesi një përqasje psikanalitike frojdiste rreth luftës, ose jetës së qytetit në kohë lufte. “Kronikë në gur” është një prozë me subjekt të reduktuar, gjë jo fort e përshtatshme nga pikëpamja teorike për një letërsi të orientuar.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM