Vepra “Snorting Copper” e Banksyt rizbulohet pas një dekade

11:35 am 21.08.17

 

Një vepër artistike e artistit anonim Banksy është rizbuluar më shumë se një dekadë pasi ishte mbuluar me ngjyrë tjetër.

Bëhet fjalë për muralin e quajtur “Snorting Copper”, një vizatim ky i bërë në murin e tualeteve publike në Shoreditch, në lindje të Londrës.

Në këtë pjesë artistike të Banksyt paraqitet një polic britanik i cili është i ulur në gjunjë derisa përgatitet të marrë një vijë kokainë.

Punimi në mur është rizbuluar nga Jonathan Ellis dhe David Kyte të cilët kishin blerë këtë hapsirë në lindje të Londrës për ta shndërruar atë në banesa dhe në zyre.

Banorët i kishin informuar se në një copë muri aty fshihet një vepër e Banksyt, mbi të cilën vite më parë ishte ngjyrsour me ngjyra të tjera nga këshilli lokal, e më pas dikush e kishte ngjyrosur të tërën me ngjyrë të bardhë.

E gjithë kjo pjesë e murit është prerë dhe është dërguar për t’u restauruar në Carlisle, Cumbria.

Siç raporton The Guardian, ekszistojnë me gjasë dy verzione të punimit “Snorting Copper”, por kjo pjesë e rizbuluar është e vetmja që ka mbijetuar. Autenticiteti i saj është verifikuar për shkak të lokacionit ku është gjetur dhe për shkak të referencave nga dy libra të autorizuar në lidhje me historinë e Banskyt.

“Është një copë e jashtëzakonshme,” ka thënë ndërmarrësi Ellis. “Kemi pasur oferta për ta shitur. Por duam ta kthejmë. Mendojmë se është gjëja e duhur për të bërë që publiku të knaqet me atë. Jam krenar që mund të bëjë diçka të tillë.”

Ellis ka thënë se punimi i rizbuluar duhet të pajiset me mjete të sigurisë. Ai dhe miku i tij synojnë që ta forcojnë atë me xham, alarm dhe kamera CCTV.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM