Vendoset për bartje të një pjese të MKRS-së në Prizren

5:44 pm 03.10.17

 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim në lidhje me propozimin Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për bartje të një pjesë të stafit politik, administrativ dhe profesional të kësaj ministrie nga kryeqyteti në qytetin e Prizrenit.

Ministri Kujtim Gashi, para kabinetit qeveritar ka dhënë arsyetimin për një propozim të tillë bazuar në vlerën dhe rëndësinë historike e kulturore që ka pasur qyteti i Prizrenit ndër shekuj dhe vazhdon ta ketë për tërë shqiptarët në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti, transmeton Koha.net.

“Prizreni është një simbol që kultivon vlera origjinale dhe me larmi kulturash. Është qendër jo vetëm e kulturës shqiptare, por edhe e gjithë popujve tjerë që jetojnë në të, pa dallim përkatësie nacionale, religjioze apo sociale. Arkitektura qytetare, religjioze, neoklasike dhe orientale e bën sot Prizrenin qytetin më të bukur dhe më të vizituar në Kosovë. Pjesa e vjetër e qytetit, shërben si një hapësirë unike ku zhvillohen shumë aktivitete kulturore, të cilat e mbajnë gjallë vazhdimisht jetën kulturore të qytetit”, tha ai.

Gashi vlerësoi se aktivitetet që organizohen në Prizren kanë impakt kulturor në mbarë vendin dhe më gjerë.

MKRS-ja paraprakisht ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për këtë bartje, përfshirë planifikimet përkatëse buxhetore si dhe gjetjen e lokacionit dhe për të funksionalizuar bartjen ministria në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe me Komunën e Prizrenit dhe institucionet tjera përkatëse, do të formojë një komision, i cili do të hartojë planin për realizimin e bartjes.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM