Vdes studiuesi i njohur i letërsisë shqipe, albanologu Robert Elsie

11:54 am 02.10.17

 

Pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta përkthyesi dhe studiuesi i njohur i letërsisë shqipe, albanologu Robert Elsie.

Elsie bëri të njohur Gjergj Fishtën, Ismail Kadare, apo Këngët e Kreshnikëve në botën gjermanofolëse.

Lajmin e ndarjes nga jeta të Elsies, e ka dhënë në faqen e saj të FB shkrimtarja Flutura Açka, ku ndër të tjera I drejtohet Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryeministrit Edi Rama të bëjë të mundur prehjen e trupit të tij në Shqipëri, pasi ky ishte amaneti itij, transmeton Gazeta Shqip.

Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë më 29  qershor 1950.

Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare.

Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Westport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature(Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM