Vdes shkrimtarja Ursula K Le Guin

5:55 am 24.01.18

 

Në moshën 88 vjeçare ka vdekur shkrimtarja amerikane Ursula K Le Guin.

Lajmi është konfirmuar nga familja e saj, duke bërë me dije se zonja ka vdekur të hënën në shtëpinë  e saj në Portland pas një periudhe me shëndet të ligë.

 

 

Novelat e Le Guin i takojnë zhanrit fantastiko-shkencorë ku nuk mungojnë figurat e dragonjëve dhe magjistarëve përmes së çka autorja trajtonte problemet e përditshme si të padrejtësive në klasa, problemet gjinore dhe ato racore.

Shkrimtarja ka lënë pas më shumë se 20 novela dhe mbi 100 tregime të shkurtëra të cilat janë shitur me miliona kopje në gjithë botën.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM