Vdes shkrimtari Michael Bond

8:32 pm 28.06.17

 

Krijuesi i karakterit të dashur për fwmijë, Ariut Paddington,  ka vdekur sot në moshën 91 vjeçare.

Shkrimtari anglez, Michael Bond, ndërroi jetë pas një sëmundjeje të shkurtër, ka njoftuar shtëpija botuese HarperCollins.

“Me trishtim të madh njoftojmë se Michael Bond, krijuesi i një prej personazheve të preferuara të fëmijëve britanikë, Paddington, vdiq sot në shtëpinë e tij, në moshën 91-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë”, deklaroi shtëpia botuese në një komunikatë, transmeton KultPlus.

Ish-kameramani i televizionit britanik, BBC, Michael Bond, i lindur në vitin 1926, kishte shkruar 11 libra për aventurat e Paddingtonit, që janë shitur në më shumë se 30 milionë kopje dhe janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM