Vdes shkrimtari amerikan Philip Roth

6:07 am 23.05.18

 

Në moshën 85 vjeçare ka vdekur shkrimtari i madh amerikan, Philip Roth.

Vdekja e tij është konfirmuar nga një mik i afërt i autorit, i cili ka thënë për New York Times se Roth vdiq nga dobësimi i zemrës.

Roth ka qenë fitues i çmimeve prestigjioze si Pulitzer, National Book Award dhe Man Booker International.

Veprat e tij kanë gjetur frymëzim tek temat marrë nga jeta e familjeve herbeje, nga idealet amerikane dhe seksi.

Disa prej veprave më të famshme të Roth janë: I Married a Communist, American Pastoral dhe Portnoy’s Complaint.

Ai shkroi përgjatë gjithë karierës së tij, duke lënë pas më shumë se 30 libra para se të përfundoj karierën letrare në vitin 2009.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM