Vdes këngëtari i muzikës soul, Charles Bradley

5:53 pm 24.09.17

 

Këngëtari i muzikës soul, Charles Bradley, karriera e të cilit nisi me albumin e tij debutues në vitin 2011, ishte diagnostikuar me kancer në stomak vitin e kaluar.

Bradley ka qenë në turne për albumin e tij të tretë, Changes, dhe gjatë kësaj kohe anuloi disa nga koncertet e tij.

“Do ta luftoj sëmundjen ashtu siç kam luftuar për shumë gjëra tjera në jetë” kishte thënë Bradley.

Pas terapisë, kanceri iu shfaq edhe ne mëlçi dhe ai u detyrua të anuloj edhe shumë koncerte tjera të parapara për vitin 2017.

Jeta dhe karriera e Charles Bradley është treguar në dokumentarin Charles Bradley: Soul of America.

Pas shumë vështirësive duke punuar punë të çuditshme dhe duke kënduar me kover bende, i rritur në varfëri,  karriera profesionale muzikore e Bradleyt nisi kur ai lidhi kontratë me Daptone.

Ai publikoi disa këngë për Daptone duke filluar me ‘Take It As It Comes’ më 2002, albumin e tij  No Time for Dreaming më 2011, si dhe albumin Victim of Love i cili doli më 2013.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM