Vdes disidenti kinez, Liu Xiaobo

2:29 pm 13.07.17

 

Fituesi i çmimit Nobel, disidenti kinez Liu Xiaobo, ka vdekur në moshën 61 vjeçare.

Xiaobo ishte një aktivist i spikatur për të drejtat e njeriut dhe një përkrahës i demokracisë, aktivitete këto të cilat i penguan regjimit në Kinë për çka e dënuan atë me 11 vite burgim.

Ai vdiq në një spital në veri-lindje të Kinës derisa po trajtohej për kancerin në mëlçi.

Xiaobo, një profesor univesiteti që më pas u fokusua në kampanjën e tij për të drejtat e njeriut, është cilësuar si kriminel nga autoritetet e shtetit kinez.

Gjatë jetës së tij ai ishte burgosur disa herë dhe kishte qenë shumëherë nën restriksionet e autoriteteve edhe atëherë kur kishte qenë i lirë.

Gjatë muajve të fundit, vendet perëndimore kishin kërkuar nga Kina qe të lejoj largimin e tij nga vendi në mënyrë që të shërohet jashtë, por ekspertë mjekësorë kinez kishin insistuar vazhdimisht se Xiaobo ishte shumë i sëmurë për të udhëtuar.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM