Vdes Bernardo Bertolucci, një nga figurat kryesore kinematografike të shekullit 20

7:54 pm 26.11.18

Fituesi i dyfishtë i OSCAR, regjisori që shokoi botën gjatë 70tave me Last Tango in Paris, pjesë e frymës së re italiane te 60tave (Italian New Wave) që edhe sot vlerësohet si një nga lëvizjet më të rëndësishme artistike-kinematografike të shekullit 20, regjisori Bernardo Bertolluci ka ndërruar jetë në Romë, në moshën 77 vjeçare.

I lindur në Parma të vitit 1941, Bertolluci e filloi karrierën e tij si asistent i regjisorit dhe filozofit Pier Paolo Pasolini në filmin e tij të vitit 1961 Accattone.

Bertolluci u rrit me artin, kulturën, filozofin pasi që vinte nga një familje intelektuale, djalë i një poeti dhe mësuese. Ishte mu babai i tij poeti Attilio i cili e njoftoi Bernardon me një nga figurat më të ndrita të shekullit 20, filozofin, dramaturgun, regjisorin por edhe komunistin Piero Paolo Pasolini.

Megjithëse ishte më i riu në new wave lëvizjen italiane që la gjurmë të pashlyera në artin, kulturën, filozofin, politikën pra me një fjalë në gjithë shoqërinë jo vetëm italiane dhe evropiane por edhe atë botërore, Bertolucci për dallim nga kolosët e kësaj lëvizje si Antonioni, Fellini, Pasolini, arriti që me filmin e vitit 1987 The Last Emperor të bëjë një kalim të suksesshëm në Hollywood, një film që fitoi 9 OSCARS duke përfshi edhe 2 copa për vet regjisorin e ndjerë dhe atë në kategoritë kryesore; regjisori më i mirë dhe filmi më i mirë.

Bertolluci vdiq si pasoj e kancerit me të cilën zhvilloi një betejë të gjatë, një sëmundje që në dekadën e fundit e la të lidhur për karrigen e invalidëve.

Radio Urban FM gjatë gjithë kësaj jave, në programet e veta, rubrikat dedikuar filmit, do të bëjë një retrospektivë të kult filmave të Bernardo Bertolluci prandaj kyçuni në 103.5 FM respektivisht online 24/7 me audio dhe video stream në www.radiourbanfm.com .

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM