Vdes Barbara Sinatra, e veja e Frank Sinatrës

9:44 am 26.07.17

 

Në moshën 90 vjeçare ka vdekur Barbara Sinatra, e veja e këngëtarit të njohur amerikan Frank Sinatra.

E lindur Barbara Blakeley, ajo ishte një modele dhe një showgirl e cila më pas hapi qendrën Barbara Sinatra Children’s Center në California, një organizatë kjo jofitimprurëse e cila ndihmonte fëmijët që kanë përjetuar abuzim, apo që janë në rrezik për t’u abuzuar.

John Thoresen, drejtor i kësaj qendre, tha për CNN se Barbara vdiç nga shkaqet natyrale, rrethuar nga familja dhe miqt në shtëpinë  e saj në Rancho Mirage.

Barbara u martua me Frank Sinatrën në vitin 1976 duke u bërë kështu gruaja e katërt e këngëtarit të njohur amerikan. Ajo mbeti gruaja e fundit e tij deri në vdekjen e këngëtarit në moshën 82 vjeçare në vitin 1998.

Gjatë një intervistë për The New York Times, Barbara ndër të tjera kishte thënë se kurrë nuk e kishte lutur Frankun që të ndaloj pirjen e alkoholit.

“Jo. Jam munduar që ta bëjë të pijë më pak, por nuk kishte gjasa,” ka thënë ajo.

Ndërkohë, rreth të kaluarës së burrit të saj, sa i përket lidhjeve me femrat, Barbara kishte dhënë një përgjigje mjaft interesante.

“Një grua shumë e mençur franceze më kishte thënë njëherë: ‘Ti kurrë nuk brengosesh për të dashurat e kaluara. Ti brengosesh për ato të rejat.”

Barbara Sinatra ka shkruar librin Lady Blue Eyes: My Life with Frank. Ajo më herët ka qenë e martuar me aktorin Zeppo Marx nga viti 1959 deri më 1973.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM