Vdes aktori Harry Dean Stanton

4:11 am 16.09.17

 

Aktori amerikan, Harry Dean Stanton, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

Stanton do të mbahet mend për paraqitjet e tija në shumë filma kult, ndër ta edhe The Godfather II, Alien dhe Cool Hand Luke.

Aktori i lindur në Kentucky pati një karierë të gjatë e cila u shtri përgjatë gjashtë dekadave, duke u paraqitur në shumë filma, përfshirë atë të vitit 1984, Paris, Texas dhe Repo Man.

Së fundmi, Stanton u paraqit edhe në rikthimin e serisë Twin Peaks.

Roli i fundit i Stanton është ai në filmin Lucky, i cili do të dal më vonë gjatë këtij muaji.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM