Fejohen Katy

Simpsons po rikthehet me dy sezone të tjera, që e bën atë serialin më të gjatë në televizionin amerikan me më shumë se 30 vite në transmetim.
Postimi në Twitter nga llogaria zyrtare e show-it, konfirmoi se seriali do të kthehet për sezonet 31 dhe 32.
Simpsons u bë serija më e gjatë në historinë amerikane, kur e mundi serinë Gunsmoke në prill të 2018. Pas debutimit si një skeç në show-un e Tracey Ullman në 1987, Simpsons u adaptua në një seri të plotë në dhjetor të 1989, dhe vazhdoi të bëhet një nga emisionet më ikonike në historinë e televizionit.
Edhe pse duket sikur nuk ka ndonjë fund të planifikuar për The Simpsons, kreatori Al James pranoi se e ka menduar një fund për serialin.