Vazhdojnë manifestimet për Epopenë e UÇK-së

9:58 am 06.03.18

 

Sot vazhdon shënimi i Epopesë së UÇK-së përmes homazheve pranë varreve të dëshmorëve dhe më pas përmes një Akademie Përkujtimore kushtuar familjes Jashari

 

Ceremonia e homazheve fillon në ora 09:00, me nderimet tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Homazhe do të bëjnë shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteranë, zyrtarë shtetëror, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.

Në ora 17:00 mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri, transmeton Koha.net.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM