Vazhdimësia e serisë ‘Big Bang Theory’ do të quhet ‘Young Sheldon’

5:07 am 14.03.17

big2

 

Rrjeti CBS ka konfirmuar se pasardhëse  e serisë së mirënjohur Big Bang Theory do të jetë një seri tjetër televizive (spin-off) që do të quhet Young Sheldon.

Seria Young Sheldon do të fokusohet në fëmijërinë e karakterit Sheldon Cooper, karakter ky që në serinë aktuale luhet nga Jim Parsons.

Në serinë e re, që pritet të filloj transmetimin më vonë gjatë këtij viti ose në vitin tjetër, do të tregohet për karakterin Sheldon në moshën 9 vjeçare, rol ky që do të luhet nga Iain Armitage.

 

big1

 

Në serinë e re do të paraqiten edhe Lance Barber, Zoe Perry, Raegan Revord dhe Montana Jordan, derisa do të jetë vet Jim Parsons ai që do të bëjë pjesën narrative dhe do të shërbej si producent ekzekutiv.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM