Uragani Irma mbërrin në Miami (Pamje LIVE)

6:24 pm 10.09.17

 

Stuhia Irma ka përfshirë pjesë të qytetit të Miamit në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë ditës së dielë stuhia e kategorisë katër ka kaluar nëpër pjesë të qytetit me një shpejtësi prej 209km për orë, duke u larguar nga pjesa e Flordia Keys dhe duke shkuar drejt pjesës perëndimore të Floridas.

Më shumë se 1 milionë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, transmeton BBC.

Autoritetet në Florida kanë urdhëruar mbi 6.3 milionë njerëz të largohen nga shteti i Floridas dhe janë paralajmëruar se stuhia mund të jetë vdekjeprurëse.

Deri më tani uragani Irma ka shkatërruar pjesë të Karaibeve duke shkaktuar së paku 27 vdekje.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM