Uragani Irma arrin pjesën perëndimore të Floridas

8:54 pm 10.09.17

 

Stuhia Irma ka mbërritur në Florida të Shteteve të Bashkuara, derisa paralajmërohet se lartësia e saj mund të shkoj deri në 4.5 metra.

Uragani goditi ishullin Marco rreth orës lokale 15:35 të ditës së dielë. E gjithë pjesa jugore e Floridas është përfshirë nga  erëra të forta, shi i vazhdueshëm dhe stuhi.

Rreth 60cm ujë ka përfshirë pjesët kryesore të qytetit Miami, transmeton BBC.

Rreth 6.3 milionë njerëz janë urdhëruar që të largohet nga Florida.

Fuqia e uraganit Irma është ulur në nivelin tre, por gjatë goditjes së ishillit Marco, në perëndim të Floridas, u shfaq me erëra deri në 192km për orë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM