Underworld me këngë të re, ‘Brilliant Yes That Would Be’

5:23 pm 08.04.18

 

Underworld kanë shpërndarë një këngë të re, ‘Brilliant Yes That Would Be’, për të cilën kanë realizuar edhe videospot që përbëhet me pamje nga Islanda.

Dyshja elektronike e përbërë nga Karl Hyde dhe Rick Smith, formuar më 1980 në Cardiff, albumin e fundit që i dhuruan fansave ishte ai i vitit 2016 Barbara Barabara, We Face A Shining Future.

Tani, Underworld kanë shpërndarë këngën ‘Brilliant Yes That Would Be’, ku edhe shpjegojnë se në vitin 1994, më 17 mars, kishin performuar për herë të parë në Reykjavik, derisa pamjet në videospot janë realizuar pikërisht nga natyra e veqantë e Islandës.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM