Uma Thurman godet producentin Harvey Weinstein: ‘Ti nuk meriton plumbin’

6:57 pm 24.11.17

 

Aktorja Uma Thurman ka komentuar rreth akuzave të shumta që i janë drejtuar producentit të filmave Harvey Weinstein për ngacmime dhe sulme seksuale ndaj aktoreve.

Kohë më parë Thurman kishte thënë se nuk do të komentoj derisa nuk qetësohet dhe të ndihet më pak e nervozuar. “Dhe kur të jem gati, do të them çfarë kam për të thënë” kishte thënë aktorja në kohën kur kishin dalur akuzat e para ndaj Weinstein.

Tani, aktorja që ka punuar me WEeinstein  në disa filma, përfshirë Pulp Fiction dhe Kill Bill, ka shfrytëzuar urimin për ditën e Falënderimeve për të dërguar edhe një mesazh drejt producentit Weinstein.

“Gëzuar ditën e Falënderimeve. Ndihem mirë sot, që jam gjallë, për gjithë ata që i dua, dhe për të gjithë ata që kanë guxim të ngriten për të tjerët.

“Së fundmi kam thënë se isha e nervozuar, dhe kam disa arsyeje, #metoo, në rast se nuk e keni vërejtur nga fytyra ime.

“Ndjej se është e rëndësishme të presësh kohën tënde, të jesh e drejtë, ekzakte, kështu që… Gëzuar Falënderimet të gjithëve! (Përveç ty Harvey, dhe komplotistëve tuaj të lig – më vjen mirë që po zgjat ngadalë – ti nuk meriton plumbin) – qëndroni të vëmendshëm.”

Ky postim i Thurman në Instagram është bashkangjitur me një foto nga filmi Kill Bill: Volume 2, nga skena kur karakteri Beatrix Kiddo (luajtur nga Thurman) betohet se do të ndërmarr hakmarrje të tërbuar.

Një numër i aktoreve kanë akuzuar producentin Harvey për ngacmime dhe sulme seksuale. Aty bëjnë pjesë emrat si Angelina Jolie, Rose McGowan, Gwyneth Paltrow dhe Cara Delevingne.

Ndërkohë, Weinstein ka thënë se asnjëherë nuk është përfshirë në marrëdhënie seksuale pa patur pëlqim nga dy palët.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM