Ulje drastike e pirjes së duhanit në Francë

7:08 pm 28.05.18

 

Një milionë persona në Francë kanë lënë pirjen e duhanit gjatë viteve 2016-2017.

Rënie e tillë nuk është shënuar përgjatë gjithë dekadës së fundit, ka bërë të ditur Shëndetësia Publike franceze që ka kryer anketën studiuese.

Gjithashtu, të dhënat kanë treguar se ka rënie të pirjes së duhanit edhe tek adoleshentët dhe tek personat me të ardhura të ulëta, transmeton BBC.

Një ndër arsyet e rënies së numrit të pirësve të duhanit besohet se janë masat kundër pirjes së duhanit të cilat përfshijnë paketim neutral, rimbursim pë rata që përdorin zëvendësues të tobakove, çmime më të larta të cigareve dhe kampanja siç është ajo e muajit pa duhan.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM