UEFA letër FFK-së: Kur do të jetë i gatshëm stadiumi i Prishtinës?

8:04 am 17.04.18

 

Në fillim të muajit prill në Kosovë qëndruan zyrtarë të UEFA-s të cilët inspektuan punimet që po vazhdojnë të bëhen në stadiumin e Prishtinës.

Pas largimit të tyre, UEFA i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Kosovës ku thuhet se në stadium ka shumë punë për  t’u bërë , e disa edhe për t’u ribërë pasi nuk janë kryer si duhet, transmeton Koha.net.

Ndërkohë, FFK-ja ia ka përcjellë këtë letër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që po merret me renovimin.

UEFA ka kërkuar nga pala kosovare që më së largu deri më 20 prill të marrë informacione të sakta se kur do të përfundojnë punimet, kush do të jetë përgjegjës për mirëmbajtje pasi të rinovohet dhe kur do të bëhet testimi.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM