Turistët e huaj reklamojnë Shqipërinë

11:09 am 15.03.17

shqip1

 

Shqipëria është një vend i preferuar për turistët e huaj, të cilët jo vetëm e vizitojnë vetë, por edhe ia sugjerojnë njerëzve të tjerë.

Ky vend po sugjerohet edhe nga agjencitë e ndryshme.

Një prej tyre është edhe Turradar, e cila ka seli në 17 vende të botës dhe operon që nga viti 2010.
Së fundmi, pjesë e itinerareve të reklamuara është bërë edhe Shqipëria.

Janë 62 ture të ndryshme që iu ofrohen turistëve të huaj për qëndrime nga 3 deri në 13 ditë. Shtatori është muaji me më shumë ture, por periudha më e favorshme për të vizituar Shqipërinë rekomandohet duke filluar nga muaji prill.

Çmimet nisin nga 214 euro për person, ndërsa turi me kosto më të lartë ka një çmim nga 1,000 deri në 2,000 euro.
Ndër dhjetë turet më të mira përfshihen:

-“Discover Albania”, përmes tij mund të vizitohen 14 destinacione dhe është kryesisht një tur historik, ku çmimi për një ditë llogaritet në rreth 80 euro.

-Riviera është një tjetër tur interesant që propozohet e ku mund të vizitohen shtatë destinacione shqiptare e që nis e përfundon me Sarandën. Çmimi llogaritet në 167 euro në ditë.

-Ngjitje në Alpet shqiptare, ofrohet si një tur me kohëzgjatje 6-ditore dhe me çmim për një ditë në 112 euro.

-Dhjetë destinacione në dhjetë ditë është një tjetër tur që ofrohet nga kjo agjenci dhe nis nga Tirana e përfundon me Krujën, realizohet kryesisht me autobus dhe çmimi për ditë llogaritet në 82 euro.

-Një tur interesant është edhe ai që ofron ngjitje dhe shëtitje me varkë, duke eksploruar bukuritë e rralla. Në total janë shtatë destinacione që vizitohen, si Dhërmiu, Durrësi etj.

-Jeep Safari në Theth ofron një përvojë ndryshe në zonën e Thethit, në Veri të Shqipërisë dhe çmimi llogaritet në 71 euro në ditë. Por, Thethi së bashku me Valbonën mund të vizitohen edhe përmes një turi tjetër që kushton 124 euro në ditë.

-Të pasionuarit pas ecjes mund të ndjekin turin 8-ditor që ofron udhëtime si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë me një kosto që llogaritet në 113 euro në ditë. Ai nis në Tiranë e përfundon me Krujën.     / Monitor /

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM