‘Tumblr’ do të ndalojë të gjitha përmbajtjet pornografike

11:18 am 04.12.18

Related image

Edhe pse Tumblr për më shumë se 10 vite ka qenë platforma që ka lejuar  postimin e imazheve më eksplicite në dallim me rrjetet tjera sociale, prej tash ka vendosur të ndaloj të gjitha materialet me përmbajtje për të rrritur.

Në një lajmërim nga Tumbler thuhet se “do të ndalohen të gjitha materialet si fotografitë, videot apo GIF të cilat shfaqin pjesët gjenitale të njerëzve, apo paraqesin akte seksuale.

Ky vendim edhe pse ende nuk është komfirmuar, erdhi menjëherë pasi që aplikacioni Tumblr u largua nga Apple Store, pas postimit të imazheve të abuzimit të një fëmije.
Tumblr inkurajon të gjithë përdoruesit që hasin në materiale të tilla, ti raportojnë rastet, duke filluar nga 17 Dhjetori, prej kur edhe do të filloj të implementohet rregulla e re.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM