Trupa e Baletit të Kosovës sjell komedinë “Vasha e Braktisur”

1:34 pm 05.05.17

Janë në përfundim të provave për shfaqjen “Vasha e Braktisur” dhe atë do ta sjellin në Teatrin Kombëtar të Kosovës më 11 maj.

Ndryshe nga dy shfaqjet e para gjatë këtij viti, Trupa e Baletit të Kosovës këtë herë për publikun sjellë një komedi.

“Vasha e Braktisur” realizohet nën koreografinë e Natalia Osipovas.

KultPlus sjellë bisedën e realizuar me Osipovan, e cila po kujdeset për koreografinë e kësaj shfaqje që për herë të parë është realizuar në vitin 1789 nga koreografi Jean Dauberval, me muzikë francize.

“Edhe unë e kam bërë një lloj gërshetimi të muzikës nga dy kompozitorë P.L.Hertel dhe F.Hérold e të cilën e ka realizuar një muzikantë në Pitersburg. Shfaqjen jam munduar që ta sjellë në një mënyrë më ndryshe në Kosovë duke marrë parasysh edhe faktin që shfaqja në mënyrë normale duhet që të zgjasë 3 orë kurse unë kam nxjerrë pjesët më interesante, dinamike duke e sjellë në 1 orë. Shfaqja është një gërshetim po ashtu i stileve të ndryshme, klasikë, neo-klasikë e moderne dhe jam munduar që çdo balerini të ia përshtatë nga një stil të ndryshëm” është shprehur Natalia Osipova.

 

 

Në shfaqje do të luajnë balerinët: Teuta Krasniqi, Luljeta Ademi, Jeta Musolli, Sinan Kajtazi, Kreshnik Musolli, Fatmir Smani, Sead Vuniqi, Muhamet Bikliqi, Fismik Smani, Donmir Bilalli, Marigonë Hoxha, Mërgime Morina, Ilir Krasniqi, Vjollca LLugiqi, Aulonë Nuhiu, Abetare Hyseni, Nora Gashi, Drilon Podrimçaku, Liridon Mziu, Lorena Sopi, Mimoza Bytyqi, Isabeg Gjocaj, Shpetim Mejtani dhe Arbnor Krasniqi.

Premiera e shfaqjes do të jetë më 11 maj duke filluar nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës kurse repriza më 12 maj në po të njëjtën kohë.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM