Trump uron Kosovën: Ju shohim si partner të rëndësishëm të SHBA-ve

10:35 am 13.02.18

 

Për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka pranuar një urim nga homologu i tij amerikan Donald Trump.

Urimin Thaçi e mori nga ambasadori Greg Delawie, ndërsa tani e ka publikuar atë në Facebook, transmeton Koha.net.

 

“I nderuar President:

Në emër të popullit amerikan, uroj Kosovën në dhjetëvjetorin e pavarësisë së saj.

Për gjatë dhjetë viteve, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të vet dhe demokracisë multietnike. Teksa ka punë për t’u bërë, ne duartrokasim progresin tuaj.

Teksa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Me këtë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë për hyrjen në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.

E shohim Kosovën si partner të rëndësishëm të SHBA-së. Në këtë rast historik, i uroj më të mirën popullit të Kosovës.

Sinqerisht,

Donald J. Trump”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM