Trump thotë se personat transgjinorë nuk kanë vend në ushtri

8:29 pm 26.07.17

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se personat transgjinorë nuk mund të shërbejnë në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Duke shkruar në Twitter, presidenti amerikan tha se deri te ky vendim ka ardhur pas konsultimeve me ekspertë të ushtrisë.

“Pas konsultimeve me gjeneralët e mi dhe ekspertë të ushtrisë, ju lus të kuptoni se qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk do të pranoj apo të lejojë individë transgjiorë të shërbejnë në çfardo kapaciteti në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.”  ka shkruar Trump.

Ai ka shtuar: “Ushtria jonë duhet të jetë e fokusuar në fitore vendimtare dhe të jashtëzakonshme dhe nuk mund të jetë e ngarkuar me shpenzimet e mëdha mjekësore dhe përçarje që transgjinorët në ushtri do të sillnin.”

Ka qenë administrata e Barack Obamës ajo që vitin e kaluar lejoi individët transgjinorë që të jenë pjesë e ushtrisë.

Megjithatë, kjo masë e presidentit Trump nuk do të hyjë në fuqi menjëherë. Zëdhënësja Sarah Sanders i ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se për implementimin e këtij vendimi duhet të punohet.

Ajo gjithashtu ka thënë se ky është një vendim ushtarak dhe se “nuk është asgjë më shumë se aq”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM