Trump “shpreson në Zot” që të mos i duhet të nis luftën me Korenë Veriore

10:51 am 07.11.17

 

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Koresë Veriore që të ulet në tavolinë për bisedime rreth çarmatosjes nga armët nukleare.

Gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij nga Korea e Jugut, Moon Jae-in, presidenti amerikan tha se “Koreja e Veriut do të duhej të ulet në tavolinë” dhe të “bëjë gjënë e duhur, jo vetëm për Korenë e Veriut por për gjithë njerëzimin në mbarë botën”.

Derisa Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një prezencë të konsiderueshme ushtarake në regjionin aziatik, Trump tha se “shpreson në Zot” që nuk do t’i duhet të intervenoj ushtarakisht kundër vendit komunist.

Trump është në një turne në Azi, ku do të vizitoj pesë vende, dhe çështja e armëve nukleare të Koresë së Veriut është lartë në agjendën e tij.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM