Trump propozon dënim me vdekje për trafikantët e drogës

9:28 pm 19.03.18

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që trafikantët e drogës të përballen me dënimin më të rëndë, atë me vdekje.

Trump e bëri të ditur propozimin e tij gjatë një fjalimi në New Hampshire, një shtet ky amerikan i goditur rëndë nga krizat me opioid, një varësi nga ilaqet kundër dhimbjeve shkaktuar nga përdorimi i drogave.

Krizat me opioid në Shtetet e Bashkuara kanë marrë jetën e 63,600 personave gjatë vitit 2016, transmeton BBC.

“Nëse nuk tregohemi të ashpër ndaj dilerëve të drogës, atëherë po humbasim kohën. Dhe më e ashpërja përfshin dënimin me vdekje.” Është shprehur Trump gjatë fjalimit të tij të hënën i cili u prit me brohoritma nga turma.

Rreth 2.4 milionë amerikanë janë të varur nga opioidet, një lloj i drogave që përfshin ilaqe kundër dhimbjeve dhe heroin të përshkruar në recetë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM