Trump pret letër nga Kim Jong Un

3:36 pm 31.05.18

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se takimi në New York me një delegacion nga Korea Veriore ka shkuar “shumë mirë”.

Trump gjithashtu ka thënë se pret që delegacioni të udhëtoj të premten drejt Washingtonit dhe t’i dorëzoj atij “një letër nga Kim Jong Un.”

Presidenti amerikan nuk është shprehur i sigurt nëse do të mbahet takimi i shumëpritur i tij me liderin koreano veriorë më 12 qershor, por siç raporton CNN, Trump u ka thënë gazetarëve se negociatat “janë në duar të mira.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM