Trump: Ndoshta mësuesit duhet të kenë armë

6:16 pm 22.02.18

 

Të armatosen mësuesit!

Ky është propozimi që jep presidenti amerikan Donald Trump duke folur para të mbijetuarve të masakrës së 14 shkurtit kur në një shkollë në Florida u vranë 17 persona.

“Nëse ju do të kishit pasur një mësues të pajisur me armë zjarri, ai do të kishte mundur t’i jepte fund shumë shpejt sulmit. Nëse mësuesve do t’u jepeshin armë, do të shkonin në trajnime të posaçme dhe ju nuk do të ishit të rrezikuar”, tha Trump, transmeton Top Channel.

Dhjetëra shtete amerikane kanë lejuar armë dore në ambiente shkollash, por jo shteti i Floridës. Presidenti Trump, ndërkohë, mbështeti apelet për përmirësimin e kontrollit të të dhënave për blerësit e armëve.

Rreth 40 nxënës, mësues dhe familjarë të viktimave morën pjesë në takimin me presidentin Trump. Disa prej tyre shprehën gjatë takimit njëorësh mbështetje për idenë e Trumpit për armatosjen e mësuesve.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM