Trump i thotë Rusisë: Bëhu gati, do t’i lëshojmë raketat

6:49 pm 11.04.18

 

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Rusinë duke i thënë “bëhu gati” për raketat që do të lëshohen drejt aleatit të saj Sirisë.

“Bëhu gati Rusi, pasi ato do të vijnë, të mira, të reja dhe ‘të mençura!’” ka shkruar Trump në Twitter.

 

 

Ky paralajmërim i Trump vjen pas sulmit që dyshohet të jetë kimik nga qeveria siriane në një qytezë afër Damaskut gjatë ditës së shtunë.

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka hedhur poshtë të ketë sulmuar me armë kimike qytezën Douma të mbajtur nga rebelët.

Ndërkohë, figura të larta politike në Rusi kanë kërcënuar se do të përgjigjen njëjtë nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë Sirinë me raketa.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM