Trump dhe Jong-un do të takohen vetëm, pa ndihmësa

8:01 pm 11.06.18

 

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se diskutimet me zyrtarët e Koresë Veriore janë duke u zhvilluar “më shpejt sesa pritej”, përpara fillimit të samitit të martën në Singapore.

Tashmë janë mbajtur takime preliminare ndërmjet zyrtarëve të dy vendeve.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se takimi ndërmjet presidentëve Donald Trump dhe Kim Jong-un do të jetë kokë-më-kokë, pa prezencë të ndihmësve dhe vetëm me përkthyes, transmeton BBC.

Rezultatet nga ky takim pritet të përcaktojnë fatin e programit nuklear të Koresë Veriore.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM