Trump dhe Jong-un do të takohen në Singapore

7:34 pm 10.05.18

 

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un do të takohen më 12 qershor në Singapore.

Kështu ka bërë të ditur Trump duke thënë se “të dy do të mundohemi ta bëjmë këtë një moment shumë të veçantë për Paqen Botërore!”

Në të kaluarën të dy liderët kishin shkëmbyer kërcënime dhe fyerje. Gjërat ndryshuan pas takimit të mbajtur në mes të liderëve të Koresë Jugore dhe asaj Veriore.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM