Trump arrin në Singapor, pritet takimi me Kim Jong Un

10:51 pm 10.06.18

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka arritur në Singapor, ku më 12 qershor do të mbajë një samit historik me liderin verikorean, Kim Jong Un.

Trump arriti në Singapor, vetëm disa orë pasi avioni i Kimit arriti po ashtu në Singapor, ku dy liderët do të takohen për herë të parë për të diskutuar për programin bërthamor të Phenjanit dhe denuklearizimin e Gadishullit Korean, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Që të dy liderët janë pritur nga ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM