Tri herë fituesi i Oscars vendos të mos luaj më në filma

10:52 am 21.06.17

 

Aktori Daniel Day-Lewis ka vendosur të pensionohet nga aktrimi.

Në një deklaratë të lëshuar përmes revistës Variety, zëgjënsja e tij, Leslee Dar, tha se “Daniel Day-Lewis nuk do të punoj më si aktor.”

Aktori britanik, 60 vjeçar, është mashkulli i vetëm që deri më tani ka arritur të fitoj tri herë çmimin për aktorin më të mirë nga Akademia amerikane e Filmit.

Paraqitja e fundit e Day-Lewis do të jetë ajo në filmin ‘Phantom Thread’ që do të ketë premierën më vonë gjatë këtij viti.

“Ai është jashtëzakonisht falënderues ndaj bashkëpunëtorëve dhe audiencës përgjatë shumë viteve,” thuhet në deklaratën e lëshuar. “Ky është një vendim privat dhe as ai apo përfaqësuesit e tij nuk do të bëjnë ndonjë koment tjerët rreth kësaj çështje.”

Nuk është dhënë ndonjë arsye tjetër rreth vendimit të aktorit për t’u pensionuar.

Daniel Day-Lewis fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në filmat ‘My Left Foot’ (1989), ‘There Will Be Blood’ (2007) dhe ‘Lincoln’ (2012).

Përveç këtyre çmimeve, ai ishte i nominuar edhe për rolin në filmin ‘In the Name of the Father’ (1993) dhe për atë në ‘Gangs of New York’ (2002). Ai poashtu ka fituar dy herë çmimin Golden Globes.

Në vitin 2014, aktori britanik u nderua me titullin kalorës nga Duka i Kembrixhit gjatë ceremonisë për ditëlindjen e Mbretëreshës.

Day-Lewis tani jeton në Irlandë me gruan e tij, aktoren Rebecca Miller.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM