Trenjakët e pandashëm që po shkrijnë zemrat gjithandej internetit  (foto)

10:25 am 18.08.17

 

Fotografitë e trenjakëve nga Christchurch kanë bërë që mijëra përdorues të rrjeteve sociale të reagojnë me një “aw” në momentin që kanë parë ato.

Fotografitë janë bërë nga Cassandra English, fotografe e cila ka disa vite që merret me fotografimin e bebeve të sapolindura.

Ajo thotë se Macy, Toby dhe Sadie janë sjellur mrekullueshëm përgjatë gjithë kohës së fotografimeve që ka zgjatur tre orë e gjysmë.

“Ka qenë një befasi e mirë. Nuk kam parë ndonjë koment negativ,” ka thënë English.

“Kam pranuar shumë mesazhe nga njerëzit që thoshin se sa e rëndësishme është kjo për ta. Ata më tregonin tregimet e jetës së tyre. Shumë më thanë se kanë qarë kur kanë parë fotot”.

“Mendoj se u kanë kthyer shumë kujtime nga ato momentet e javëve të para me të sapolindurit.”

 

 

Dhoma ku janë bërë fotot është mbajtur me temperaturë të ngrohtë dhe në te janë luajur tinguj relaksues për t’i mbajtur bebet në gjendje të rehatshme.

 

 

Një gjë është vërejtur që nga fillimi i fotografimeve. Bebet kanë qëndruar qetë vetëm kur kanë qenë së bashku afër njëra tjetrës.

“Gjithmonë mundohem të kap foto individuale, por në këtë rast nuk mundesha,” ka shpjeguar English. “Secilën herë që merrja një nga bebet, të tjerët lëviznin. Dhe, kur i bënim bashkë, ata ndiheshin rehat. Ishte e jashtëzakonshme.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM