Trendi i selfie-ve pas divorcit, mund t’ju lehtësoj ankthin çifteve

7:44 am 20.01.18

 

Në rrjetet sociale ka nisur të bëhet trend postimi i fotografive dhe informatave nga çiftet që sapo janë divorcuar.

Me përqindjen në mes të 40 dhe 50 të shkallës së divorceve në Shtetet e Bashkuara, çiftet tani nuk po ngurrojnë që të postojnë selfie në rrjetet sociale për të treguar se janë divorcuar.

“Mund të jetë diqka në popularitetin e mediave sociale që çiftet po mundohen ta bëjnë ritual. Ne bëjmë ritual martesat tona përmes dasmës dhe vdekjen përmes funeralit,” thotë Luke Russel, profesor në Universitetin e Missourit.

“Kjo mund të jetë diqka që çifti e shënon dhe kjo mund të ndihmoj ata në përballje me ankthin,” është shprehur Russell rreth trendit të postimit të fotove të çifteve pas divorcit.

“Njerëzit u tregojnë të tjerëve se po ndahen dhe kjo mund të jetë e vështirë për t’u bërë. Mund të jetë më e lehtë t’u dërgohet një fotografi duke thënë, ‘Hey, martesa jonë ka mbaruar,’

“Është një mënyrë e shpejtë për t’i informuar njerëzit,” ka shtuar Russell.

Në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, po të kërkohet #divorceselfie mund të gjenden mijëra postime.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM