Tre mujori i parë i vitit, papunësia mbi 30 për qind

8:14 pm 10.07.17

 

Janë publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e parë të këtij viti.

Anketa e kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bërw në 589 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 3.480 ekonomi familjare, del se papunësia për këtë periudhë ishte 30.5%.

Pjesën më të madhe të përqindjes e zënë femrat me 34.6%, krahasuar me meshkujt me 29.3%, transmeton Koha.net.

Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 50.5%, ndërsa si fuqi jo aktive janë 58.3%. Sa i përket shkallës së punësimit, për tremujorin e parë është 28.9%.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM