Tre metra borë në Austri, vështirë edhe për bagëtinë

8:16 pm 09.01.19

Austria është vendi që në Europën qendrore po i përjeton më keq reshjet e pazakonta të dëborës ku numri i viktimave, sidomos nga orteqet, ka shkuar në 13 në pak ditë.

Vende-vende, dëbora ka shkuar në tre metra lartësi, duke ofruar pamje të pazakonta.

Nga ana tjetër, autoritetet, sidomos ato në shtetin federal ë Steiermarkit, kanë nbërë thirrje                 për t’ju shmangur sa më shumë terrenit, që zakonisht fton dhe për argëtim.

“Ai që nuk i përmbahet udhëzimeve zyrtare, nuk vepron vetëm në mënyrë të papërgjegjshme, por i rrezikon jetën e tij dhe të tjerëve”, tha Michael Schickhofer, zëvendëskryeministër i Steiermarkit.

Më poshtë mund të vëreni dhe përvuajtjen e bagëtive, më saktë lopëve, teksa përpiqen të çajnë masën e madhe të dëborës.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM