Tre amerikanë fitojnë Çmimin Nobel për Mjekësi

12:01 pm 02.10.17

 

Tre shkencëtarë amerikanë janë fitues të Çmimit Nobel në fushën e mjeksisë apo fiziologjisë, për zbulimet e tyre rreth ritmeve kardiake, funksionimit ditor të trupit të njeriut.

Fituesit janë, Jeffrey Hall, Michael Rosbach dhe Michal Young, njofton instituti, Karolinska, në Suedi, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Fituesit e Çmimeve në fushën e Fizikës, Kimisë dhe për Paqe do të bëhen të ditur gjatë javës.

Për fituesin e Çmimit në Ekonomi do të njoftohet javën e ardhshme.

Çmimi i shumë pritur është ai për Paqe, që do të prezantohet në kryeqytetin norvegjez, në Oslo.

Pritet që ky çmim të shpallet me 6 tetor.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM