Transport publik falas si masë kundër ndotjes së ajrit në Maqedoni

4:27 pm 28.12.17

 

Smogu që ndot ambientin në vendet e Ballkanit Perëndimor vjen si shkak i industrisë së vjetër, nga përdorimi i makinave të vjetra dhe djegies së thëngjillit.

Një ndër vendet që më së shumti përballet me problemin e ndotjes së ajrit është edhe Maqedonia.

Autoritetet në këtë vend kanë njoftuar se po ndërmirren masa emergjente kundër ndotjes së ajrit. Qeveria e Maqedonisë ka thënë se Shkupi dhe Tetova kanë siguruar udhëtim falas me tren dhe autobusë për të zvogëluar përdorimin e veturave, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna janë të liruara nga puna derisa është ndaluar aktiviteti për sportet në ambient të hapur.

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i publikuar më 2017 e ka listuar Shkupin në mesin e 10 qyteteve evropiane me koncentrimin më të lartë të grimcave toksike.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM