Traileri i ri i ‘Baywatch’ u shfaq mbrëmë në ‘Super Bowl’  (video)

3:19 pm 06.02.17

Në pauzën ndërmjet pjesëve në ndeshjen e mbrëmshme të Super Bowl u shfaq edhe traileri i ri për filmin Baywatch.

Dwayne ‘The Rock’ Johnson luan rolin e Mitch Buchannon, derisa Zac Efron paraqitet në karakterin e ri si Matt Brody, një ish medalist olimpik që i bashkohet grupit të shpërtimtarëve.

Ndërkohë, Kelly Rohrbach luan karakterin e CJ Parker që u bë i famshëm nga Pamela Anderson. Derisa në rolet dytësore paraqiten edhe Priyanka Chopra dhe Hannibal Burress.

Filmi do të lëshohet nëpër kinematë e SHBA-ve më 26 maj.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM