Tom Hardy do ta luajë rolin e Al Capones në filmin e ri ‘Fonzo’

9:43 am 13.03.19

Imazhe të reja të Tom Hardy-it, duke e interpretuar rolin si Al Capone, janë publikuar në internet. Imazhi i parë i Hardyt si gangsteri famëkeq u publikua në gusht të vitit të kaluar.

Tani, regjisori Josh Trank ka ndarë disa fotografi nga grupi i aktorëve të filmit  Fonzo, duke na dhënë një paraqitje tjetër të aktorit Tom Hardy në kostum.

Në foto shihet me Neal Brennan – roli i të cilit ende nuk është zbuluar – dhe Jack Lowden (Fighting with my Family), i cili luan rolin e agjentit së FBI-së Crawford, Hardy duket sikur gangsteri i njohur, i cili gjithashtu thirrej me emrin Scarface.

Fonzo do të paraqesë vitin e fundit të jetës së Capones, gjatë kohës kur ai ishte 47 vjeç, kur ai vuante nga çmenduria pas kohës së tij të kaluar në burgun më të rëndë në botë – Alcatraz. Linda Cardellini e Green Book do të luajë Mae Capone, dhe Matt Dillon dhe Noel Fisher do të luajnë poashtu në film./UrbanFM/

Related image

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM