Toka në pronësinë e UP-së i mbetet Kishës Ortodokse

6:07 pm 13.11.17

 

Rreth 4 hektarë tokë ku gjendet Kisha Ortodokse Serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës do t’i takojnë Kishës Ortodokse ‘Sveti Nikolla’.

Kështu ka vendosur Gjykata e shkallës së dytë e cila i ka dhënë të drejtë Kishës Ortodokse në pretendimin për tokën që e ka në pronësi në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka marrë vendim që ta hedhë poshtë si të pabazuar ankesën e Universitetit të Prishtinës, ‘Hasan Prishtina’, lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta kondsideruar të tërhequr padinë e UP-ssë për pronësinë e tokës ku gjendet kisha e pa funksionalizuar, transmeton Kallxo.com.

Sipas gjykatës, arsyetimi i UP-së për mospjesmarrje në seancë në vitin 2015 kishte qenë fakti se ka pasur protesta të shumta para kishës së lartpërmendur.

Pas këtij vendimi, Universiteti i Prishtinës ka të drejtë që të nisë procedurat nga fillimi dhe të ushtrojë padi të re për të njëjtën çështje.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM