Tiranë, vitin e ardhshëm nis rehabilitimi i Kopshtit Zoologjik

4:56 pm 16.11.17

 

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë me dije se gjatë vitit të ardhshëm do të filloj puna në rehabilitimin e Kopshtit Zoologjik në kryeqytet.

“Fillimisht do të bashkojmë Kopshtin Zoologjik me Kopshtin Botanik përmes një ‘tuneli’; pasi ta kemi shtuar këtë masë do ta bëjmë mjedisin e Kopshtit Zoologjik dhe Botanik në një ambient që i rikthehet qytetarëve. Kemi bërë disa riparime, Kopshti Zoologjik është më mirë sot për fëmijët, ka një pafundësi aktivitetesh, por imagjinoni sa i madh është potenciali në momentin që ne bëjmë edhe shtesën me Kopshtin Botanik” ka thënë Veliaj, transmeton Top Channel.

Ai falënderoi në mënyrë të veçantë të gjithë banorët që treguan mirëkuptim për realizimin e këtij projekti, ndërsa kërkoi prej tyre që ta mirëmbajnë atë.

Ndërkohë, ai tha se ky investim është vetëm një nga pjesët e projektit të Bashkisë së Tiranës për t’i dhuruar Tiranës rreth 200 rrugë të rikonstruktuara dhe të reja në vit.

Ai theksoi se dallimi mes qendrës dhe periferisë do të zbutet edhe më tej falë investimeve të shtuara që parashikon projektbuxheti i vitit 2018.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM