Tirana në Ditën e Verës. Koncerte, panaire dhe ëmbëlsira (video)

4:06 pm 14.03.17

Dita e Verës ka mbledhur mijëra qytetarë në kryeqytetin shqiptar për të festuar dhe shijuar aktivitete të ndryshme, organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Përgjatë gjysmës së Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në parkun “Rinia”, janë zbavitur fëmijë dhe të rritur, të rinj dhe të moshuar, pasi secili ka gjetur veten në aktivitetet e përgatitura me rastin e festës së verës.

“Po kalojmë shume bukur. Ishim te Pazari i Ri, ishte një mrekulli e vërtetë”, thonë qytetarët, transmeton Top Channel.

Festimeve të Ditës së Verës në bulevard i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj: “Është një moment për të kujtuar që kur ne shqiptarët e ndajmë mendjen për punë, bëjmë gjëra të mrekullueshme, si ajo te Pazari i Ri. Kur e ndajmë mendjen për të bashkëpunuar, bëjmë gjëra të mrekullueshme. Na duhet mendje e hapur dhe e kthjellët që të ecim përpara si komb”.

Në të gjithë rrugët kryesore të Tiranës ka pasur aktivitete muzikore, shoqëruar dhe nga ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste, ballokumja, që tregtohej kudo. Në sheshin “Nënë Tereza” është organizuar panari i produkteve artizanale, ndërkohë që edhe në kodrat e Liqenit Artificial ka pasur festime.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM