Thom Yorke do të krijojë muzikën për një film horror italian

5:32 am 11.05.17

 

Frontmeni i Radiohead, Thom Yorke, do të punoj muzikën e një filmi horror italian, duke u përfshirë kështu për herë të parë tërësisht në anën muzikore të një filmi artistik.

Filmi horror kult i vitit 1977, Suspiria, do të rikrijohet nga Luca Guadagnino dhe në të do të paraqiten Tilda Swinton, Dakota Johnson dhe Chloë Grace Moretz.

Siç raporton Variety, Yorke do të bëjë kolonën muzikore të filmit Suspiria i cili tanimë ka përfunduar xhirimet dhe është në post-produksion. Ende nuk ka një datë se kur do të jepet premiera e tij.

“Arti i Thom-it kalon atë kontemporar. Të kemi privilegjin e muzikës dhe tingujve të tij për Suspiria-n është një ëndërr e realizuar. Thellësia e krijimit dhe vizionit artistik të tij është shumë unike dhe Suspiria jonë do të tingëlloj inovative dhe do të rezonoj me shikuesit tanë. Qëllimi ynë është të kemi një film që do të jetë eksperiencë shqetësuese dhe transformuese: për këtë, nuk kemi patur partner më të mirë sesa Thom-in.”  thuhet në njoftimin e lëshuar nga Guadgnino.

Kjo është hera e parë që Yorke përfshihet në komplet anën muzikore të një filmi artistik, derisa në të kaluarën ai kishte kontribuar edhe në filmin Velvet Goldmine të vitit 1998 dhe në dokumentarin e vitit 2013, The UK Gold.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM