Thom Yorke dhe e dashura e tij 32 vjeçare pushojnë në plazhet e Miamit  (foto)

7:52 am 29.03.17

 

Lideri i bendit Radiohead, Thom Yorke, dhe e dashura e tij italiane Dajana Roncione kanë kaluar një pasdite të qetë nën diellin e Miamit.

48 vjeçari dhe e dashura e tij 32 vjeçare janë parë duke shijuar rrezet e diellit, para se ylli i rok muzikës të filloj gjatë kësaj jave turneun e tij nëpër Shtetet e Bashkuara.

Yorke është duke u shoqëruar me aktoren italiane tani e disa muaj. Roncione është femra e parë që Yorke kalon kohë bashkë që nga viti 2005 kur ai u nda nga gruaja e tij, Rachel Owen, pas 23 vite bashkë.

Të enjten Yorke do të filloj turneun e tij me Radiohead në SHBA, i cili do të mbahet në nëntë shtete. Më pas, bendi do të kaloj në turneun evropian, ku ndër të tjera do të jenë edhe në Glastonbury gjatë muajit qershor.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM