Theresa May ka lexuar të gjithë librat për Harry Potterin

1:06 pm 17.05.17

 

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka thënë se ka lexuar të gjithë librat e J.K. Rowling për historinë e Harry Potter.

Liderja e Partisë Konservative i tha gazetarëve gjatë një konference për media: “I kam lexuar të gjithë. Janë shumë të mirë.”

Kur është pyetur nga gazetari i The Daily Telegraph se cili karakter nga librat është më i afërt me të, May ka refuzuar të përgjigjet duke thënë: “Jo, nuk mund të ma bëni këtë pyetje. Nuk mendoj se i ngjasoj ndonjë karakteri në Harry Potter, por janë të mirë për t’u lexuar nga të rriturit sikurse edhe nga fëmijët.”

Megjithatë, pas këtyre deklaratave kanë ardhur reagimet e fansave të Harry Potter. Ata kanë shkruar nëpër rrjetet sociale duke dhënë mendimet e tyre se cili karakter nga librat dhe filmat më shumë i përshtatet kryeministres. Ata mendojnë se është karakteri i Dolores Umbridge.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM