‘The Simpsons’ heqin epizodën e tyre me Michael Jackson pas publikimit të dokumentarit ‘Leaving Neverland’

4:31 pm 08.03.19

The Simpsons Is Pulling Its Michael Jackson Episode Amid The Leaving Neverland Documentary

Këto ditë që nga publikimi i dokumentarit Leaving Neverland, njerëzit në mbarë botën kanë vënë në pikëpyetje mbështetjen e tyre dhe fantazinë për Michael Jackson. Dokumentari dy pjesësh i HBO paraqet dy burra të cilët akuzojnë se mbreti i Popit abuzoi me ta kur ishin të mitur. Si rezultat i kësaj, The Simpsons ka vendosur të tërheqë episodin e saj me Michael Jackson për shkak të ndjeshmërisë dhe debatin që tani e rrethon yllin pop.

‘Stark Raving Dad’ ishte nga sezoni i tretë dhe epizoda ishte me Homerin i cili ishte i dërguar në një institucion mendor, takoi një njeri që pretendon të jetë krijues i hitit Billie Jean. Prodhuesi ekzekutiv i serialit James L. Brooks i tha Wall Street Journal se episodi do të tërhiqet nga të gjitha kutitë e ardhshme, dhe nga platformat streaming.

Ai shton se njerëzit më të lartë se ai ishin të bindur nga pretendimet e bëra në Leaving Neverland, dhe mendonin se ështe e nevojshme për të hequr episodin./UrbanFM/

Credit: PA

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM